• ROAL FOOD kërkon të punësojë Agjent Shitje ne Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
ROAL FOOD kërkon të punësojë Agjent Shitje ne Durres

ROAL FOOD
është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t’i sjellë ato në tryezën e çdo familje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur
trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja, për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.

Detyrat
  • Të mbulojë zonën e përcaktuar përmes vizitave dhe marrjes së porosive.
  • Të ndjekë dhe zhvillojë zonën/rutinën e punës me klientët ekzistues, si dhe të krijojë klientë të rinj.
  • Të trajtojë dhe të zgjidhë problematikat brenda kompetencave të tij/saj.
  • Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Menaxherin e Shitjeve.
  • Të dërgojë porositë për furnizim nëpërmjet sistemit.
  • Të kontrollojë produktet te klientët për mënyrën e pozicionimit, datën e skadencës dhe rotacionin e tyre.
  • Të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët dhe kolegët.
  • Të përgatisë raportet e kërkuara nga Menaxheri i Zonës ose Departamenti i Shitjeve.
Kualifikimet
  • Arsim i mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Leje drejtimi, kategoria B.
  • Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të mira në shitje.
  • Të jetë korrekt dhe i besueshëm.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fusha të ngjashme.
Cel. : +355 68 602 1526
 


Apply WhatsApp
Back
Top