• Recepsioniste

Fufarma sh.a. është një nga kompanitë kryesore farmaceutike në Shqipëri, që nga viti 1946. Misioni ynë është shërbimi në kohën dhe cilësinë e duhur të të gjithë kërkesave të tregut farmaceutik. Aktualisht jemi të interesuar të punësojmë: Recepsioniste

Detyrat

  • Përgjegjese për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve.
  • Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi.
  • Ndërmerr detyra të përgjithshme, duke përfshirë korrespondencën, E-mail si dhe telefonatat që vijnë nga jashtë kompanisë;
  • Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin;
  • Organizon pritje-përcjellje të takimeve sipas departamenteve përkatës;
  • Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
  • Bën kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura;
  • Mbikëqyr zyrat dhe orienton stafin e ri;
  • Raporton cdo ditë në Departamentin e Burimeve Njerëzore listë-prezencën e personelit të administratës;
  • Mban protokollin hyrës dhe dalës për të gjithë korrespondencën e kompanisë;
  • Raporton nevojën për blerje të paisjeve kancelarike dhe bën të mundur shpërndarjen e tyre në bazë të kerkesave të departamenteve;
  • Mban kontakte me personat përgjegjës për mirëmbajtjen dhe plotësimin e kërkesave të ndryshme për kompaninë (Kancelaria, Shërbimi Internetit, Teknika për Kondicionerët, Ujin, Kafen etj);
Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Experiencë në pozicione të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira në MS-office;
  • Aftësi të spikatura organizative dhe komunikuese;
  • Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane (të shkruar dhe të folur)
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
  • Të jetë e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
  • Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen.
Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: fufarma@fufarma.al
Tel: 042 363 171
 


Apply
Back
Top