• Rafaelo Resort ofron vend pune Ekonomist/e

Përshkrimi​

Rafaelo Resort, si pjesë e Rafaelo Group 2002 në Shqipëri, ofron një ambient të shkëlqyeshëm pune në industrinë e akomodimit. Si hoteli i parë 5 yje në këtë zonë dhe me një brand ndërkombëtar Maritim, stafi ka mundësinë e një përvoje të pasur në fushën e shërbimeve të hotelerisë me standarde ndërkombëtare. Ne ofrojmë pozicione të vazhdueshme gjatë vitit për punonjësit, si dhe mundësi për trajnime sipas standardeve globale të hoteleve.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e Rafaelo Resort.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Ekonomist/e.

Detyrat​

  • Rregjistrimin e shitjeve dhe blerjeve;
  • Rakordim Klient;
  • Te asistoje ne te gjitha proceset ditore te punes;
  • Rakordimin me Magazinen;
  • Inventarizime.

Kualifikimet​

  • Të ndjekë ose përfunduar arsimin e larte në fushën e ekonomisë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programit Financa 5.0.
  • Të ketë njohuri në perdorimin e paketës Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Te jetë korrekt dhe i disiplinuar.
  • Të dije të punojë në grup dhe fleksibel gjatë orarit të punes dhe në zhvillimin e punës.

Shënime​


Faleminderit për interesin tuaj për të bashkëpunuar me familjen e madhe të Rafaelo Resort. Ju inkurajojmë në udhën tuaj drejt suksesit dhe jemi të lumtur që mund të kemi një mundësi për të punuar së bashku.

Me respekt, Ekipi i RAFAELO RESORT.

Kontakt:


+355 67 201 1033
info@rafaeloresort.com
www.rafaeloresort.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top