• Rafaelo Resort kerkon te punesoje Picier/e

Rafaelo Resort, si pjesë e Rafaelo Group 2002 në Shqipëri, ofron një ambient të shkëlqyeshëm pune në industrinë e akomodimit. Si hoteli i parë 5 yje në këtë zonë dhe me një brand ndërkombëtar Maritim, stafi ka mundësinë e një përvoje të pasur në fushën e shërbimeve të hotelerisë me standarde ndërkombëtare. Ne ofrojmë pozicione të vazhdueshme gjatë vitit për punonjësit, si dhe mundësi për trajnime sipas standardeve globale të hoteleve.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e Rafaelo Resort.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Picier/e.

Kualifikimet:

  • Njohuri mbi përgatitjen dhe produktet e picës;
  • Aftësi për të punuar me shpejtësi dhe efikasitet në një ambient të ngarkuar;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Fleksibilitet për të punuar në punën me turne;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh.
  • Eksperienc e meparshme
Çfarë ofrojmë:
  • Mundësi të punoni në një kompleks të njohur në bregdet;
  • Ambjent të këndshëm pune dhe ekip bashkëpunues;
  • Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performance;
  • Akomodimi dhe ushqimi mundësohet nga punëdhënësi;
  • Mundësi për zhvillim personal dhe rritje profesionale.

Shënime​

Faleminderit për interesin tuaj për të bashkëpunuar me familjen e madhe të Rafaelo Resort.
Ju inkurajojmë në udhën tuaj drejt suksesit dhe jemi të lumtur që mund të kemi një mundësi për të punuar së bashku.

Me respekt, Ekipi i RAFAELO RESORT.

Kontakt:


+355 67 201 1033
info@rafaeloresort.com
www.rafaeloresort.com

More Information
  • Tel/Mob 0672011033
  • Language shqip
  • Experience Level me eksperience
 


Apply WhatsApp
Back
Top