Punonjëse për Shitje në Showroom në zonën e Kasharit
Per nje kompani e njohur në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit dhe arredimit, Agjencia: Alba Punesim, po kërkon :Punonjëse për Shitje në Showroom në zonën e Kasharit.
Detyrat Kryesore:
- Pritja dhe asistimi i klientëve në showroom
- Shitja e produkteve dhe këshillimi i klientëve për zgjedhjen e tyre
- Njohja e mirë e produkteve që ofrohen
- Menaxhimi i porosive dhe ndjekja e tyre deri në përfundim
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë së produkteve dhe ambienteve të punës
- Hedhja e faturave në sistemin përkatës
- Dalje në terren për identifikimin dhe angazhimin e klientëve të rinj
Kërkesat:
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët
- Njohuri të mira në Microsoft Excel
Lokacioni: Showroom ndodhet në Kashar, prane QTU
Transporti nuk sigurohet nga kompania
Orari i Punës:
- Me 2 turne, 7 orë në ditë
- Dyqani hapet nga 08:00 – 19:30
- Përfshihet 30 minuta pushim dreke
- E diela pushim
Pagesa:
- 45,000 Lekë neto/muaj + 2% bonus mbi shitjet. Ne total e ardhura te larta mujore

Apply