Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar
të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale
dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Punonjës Shërbimi
Qëllimi i punës është për të siguruar një standard të lartë të cilësisë së shëbimit në ambientet e rezidences.
Përgjegjësitë kryesore: Kujdeset për rezidencën, duke siguruar se është ruajtur në një gjendje të pastër, mikpritëse dhe higjenike
.• Kryen detyra në kuzhinë dhe dhomën e ngrënies (për shembull; shtrimi i tavolinës, shërbimi i ushqimit, pastrimi etj).
• Përgatitja bazë e ushqimit kur kërkohet.
• Sigurohet që lavanderia është në gjendje të pastër, të sigurt dhe higjenike.
• Siguron pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat sanitare dhe të sigurisë.
Aftësite dhe Kualifikimet: Diplomë të shkollës së mesme.
• Minimumi një vit eksperience në pozicione të ngjashme.
• Elasticitetit, me aftësinë për të punuar edhe nën presion.
• Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të menaxhuar ndryshimin, ngarkesën e punës dhe situatat
• Njohuri të mira të gjuhës Italiane.
Ofrohet : - Kushte shume te mira pune
- Ushqimi dhe fjetja
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV
në adresen e-mail: hr@cocacola.al Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.