Pronatyra Treg ofron vend pune Menaxher Marketi ne Durres
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Pronatyra Treg, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 nje rrjet shitjesh ushqimore me pakicë,
po kërkon per marketin PronatyraTreg, Durrës:
POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Operacional
VENDNDODHJA: Durrës
RAPORTON TE: Drejtori Operacional
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë.
- Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit.
- Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët.
- Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve.
- Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë.
- Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
- Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
- Përgjegjës për ndjekjen e Procedures në rast Kontestimi dhe Reklamimi.
- Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë.
- Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë.
- Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare.
- Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik).
- Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market.
- Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese.
- Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim.
- Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze.
- I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit.
- I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë.
- I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit.
- Njohuri shumë të mira të paketës Office.
- Kushte shumë të mira pune.
- Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose të kontaktojnë në numrin: 0694089912
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
Apply WhatsApp