• Program Praktike – epara (BKT Pay)

Tirane
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  4. IT Adminsitrim Rrjeti
  5. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Program Praktike – epara (BKT Pay)

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: 3 muaj (praktikë)Mundësi punësimi: Po, bazuar në performancë

Rreth epara (BKT Pay)
epara (BKT Pay) është një institucion financiar i licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe pjesë e BKT, një ndër grupet financiare më të rëndësishme në Shqipëri.

Kompania operon në fushën e pagesave digjitale dhe zhvillon produkte inovative për tregun vendas, duke kombinuar standardet e larta të një institucioni të rregulluar me fleksibilitetin e një kompanie teknologjike.

Përshkrimi i Programit të Praktikës
epara ofron një program praktike të strukturuar për kandidatë të rinj të cilët synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në sektorin financiar dhe atë të pagesave digjitale.

Gjatë kësaj periudhe, praktikantët do të përfshihen në aktivitetet e përditshme të kompanisë, me fokus në ndërveprimin me klientët dhe mbështetjen e proceseve operacionale.

Programi synon të ofrojë përvojë praktike dhe zhvillim të aftësive profesionale.

Në përfundim të praktikës, kandidatët që demonstrojnë performancë të lartë dhe përkushtim, mund të konsiderohen për pozicione të përhershme në kompani.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Mbështetje në trajtimin e kërkesave dhe komunikimit me klientët
  • Ndjekja dhe koordinimi i çështjeve të raportuara nga klientët
  • Kontribut në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe testimin e eksperiencës së klientit
  • Bashkëpunim me ekipet e brendshme për zgjidhjen e problematikave
  • Zbatim i procedurave dhe udhëzimeve të brendshme operacionale
Kualifikimet dhe Kërkesat
  • Student në vitin e fundit ose i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Manaxhim I Sistemeve te Informacionit, Teknologji e Informacionit, ose fusha të ngjashme
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Qasje profesionale dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në një mjedis pune dinamik
Çfarë ofron programi
  • Përvojë praktike në një institucion financiar të rregulluar
  • Ekspozim ndaj proceseve operacionale dhe ndërveprimeve me klientët
  • Mbështetje dhe udhëzim gjatë gjithë periudhës së praktikës
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe integrim në stafin e kompanisë për kandidatët me performancë të lartë
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 30.06.2025 ne linkun : https://careers.bkt.com.al/job/Program-Praktike-epara-(BKT-Pay)/1363934657/

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top