• Pozicioni: Inspektor Terreni – Pasuri të Paluajtshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Vendndodhja: Tiranë
Kompania: Evendum Albania

Përshkrimi i pozicionit:
Evendum Albania kërkon një Inspektor Terreni për të mbështetur procesin e vlerësimit dhe analizës së pasurive të paluajtshme. Roli përfshin vizita në terren, mbledhje të dhënash dhe dokumentim të pronave për qëllime vlerësimi dhe raportimi.

Detyrat kryesore:

  • Kryerja e inspektimeve në terren për prona rezidenciale dhe komerciale
  • Mbledhja e të dhënave fizike dhe teknike (sipërfaqe, gjendje, lokacion, akses, etj.)
  • Dokumentimi fotografik i pronave
  • Verifikimi i të dhënave në terren me dokumentacionin përkatës
  • Raportim i saktë dhe në kohë tek ekipi i vlerësimit
  • Bashkëpunim me ekipin për analiza krahasuese të tregut

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë në Ekonomi, Inxhinieri Ndërtimi, Gjeodezi, ose fusha të ngjashme (preferohet)
  • Eksperiencë në terren ose në sektorin imobiliar (avantazh)
  • Njohuri bazë mbi tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri bazë në përdorimin e Excel / Google Sheets
  • Patentë drejtimi (preferohet)

Çfarë ofrojmë:

  • Trajnim praktik në fushën e vlerësimit të pasurive
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
  • Pagesë konkurruese.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj në: events@evendum.com
Afati i aplikimit: 15 Maj 2026


Ju do te kontaktoheni nga stafi i kompanise, vetem nese CV -ja dhe Dokumetat tuaja plotesuese do te klasifikohen nga skuadra jone e Burimeve Njerezore.

Per info me te detajuara ju lutem kontaktoni ne numrin me poshte.

Cel: +355 68 20 62 160
 


Apply WhatsApp
Back
Top