• Peshkopi, ofrohet vend pune Drejtor, Dega Dibër

Peshkopi
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
  4. Inxhinieri
  5. Juridik | Drejtesi
  6. Marketing
  7. Menaxhim Biznesi
  8. Menaxhim strategjik | Drejtues
  9. Sherbim Klienti
  10. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Drejtor, Dega Dibër

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL INSURANCE GROUP”. Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave te sigurimit.Propozon mënyrat e reklamimit/provimit në qytetin përkatës.Përgjigjet për realizimin e objektivave të degës.
Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Ekonomi, Drejtësi, Inxhinieri.
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
  • Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
Të interesuarit, brenda datës 07.04.2026 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top