• Part Time - ASISTENT SHITJESH/ CASHIER NË TEG

Part Time - ASISTENT SHITJESH / CASHIER NË TEG
Përshkrimi i Punës

OBJEKTIVAT E VENDIT TË PUNËS

Të ofrojë shërbime në përshtatje me nevojat dhe pritshmëritë e konsumatorëve,
dhe të shesë mallra/produkte duke përdorur një metodë komunikimi sa më të përshtatshme me vizionin,
misionin dhe vlerat kryesore të kompanisë; ta bëjë fushën e tij të shitjeve
në përputhje me standardet e korporatës, dhe të mbajë në vijim këto standarde.

DETYRAT KRYESORE
  1. Të takojë konsumatorët me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ti pyesë ata për të mësuar në lidhje me nevojat e tyre dhe ti plotësojë ato.
    U ofron klientëve shërbime sa më të përshtatshme me imazhin e korporatës, në mënyrë që ata të vijnë në dyqan përsëri.
  2. Përditëson çmimet dhe etiketat e çmimeve të produkteve/mallrave në seksionin e tij.
  3. Ndjek kërkesat e produkteve/mallrave të seksionit të tij, dhe ekspozon këto produkte/ mallra në seksionin e tij në përputhje me standardet vizuale të pranuara.
  4. Kontrollon nëse seksioni i tij është në përputhje me standardet e auditimit (inspektimi i çmimit të produktit,
    dispozitat ligjore, standardet e ekspozimit të produktit, etj), dhe informon Menaxhimin e Dyqanit për të bërë rregullimet e nevojshme.
  5. Përgatit seksionin e tij të dyqanit të jetë i gatshëm për ditën e nesërme (pastrim, rregullim, plotësim i produkteve që mungojnë, vendosje vizuale sipas rregullave, etj), kur dyqani është duke u mbyllur.
  6. Vendos siguri në dyqan dhe produktet/mallrat e tij, kontrollon alarmet e produkteve, punon në koordinim me Menaxherin e Dyqanit dhe Stafin e Sigurisë (nëse ka të tillë).
Për ne të LC Waikiki, vlerat tona janë: të qenit të virtytshëm, arritja së bashku, ekspertiza e gjerë, dhe të qenit të orientuar drejt klientit, duke sfiduar vështirësitë.
Pra, nëse jeni gati për dinamizëm dhe doni të rriteni me sfida, ejani dhe bashkohuni me ne!
Mund të aplikoni duke dërguar CV tuaj në adresën tonë të emailit: HR-ALBANIA@Lcwaikiki.com
 


Apply
Back
Top