Palase, ofrohet vend pune INXHINIER KANTIERI
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Për një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e ndërtimit në Shqipëri dhe Rajon,Dimension HR po kërkon të rekrutojë një INXHINIER KANTIERI
DETYRAT E PROFILIT
- Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
- Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
- Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
- Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier;
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
- Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi ose Hidroteknik.
Eksperiencë: Jo me pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).
Aftesi:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Inxhinier Kantieri»
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Cel. : 0674647484
Apply WhatsApp