• PAJTONI CENTER kerkon Agjent/e shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
PAJTONI CENTER eshte vendi i duhur qe mundeson arredimin total te shtepise suaj me Brandet me te njohura nderkombetare si PAJTONI CERAMICA, ENZA HOME, SCHAFER etj.
Në kuadër të zgjerimit, Pajtoni Ceramica, pjesë e Pajtoni Group, lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, shpall pozicionin vakant në profilin ‘’Agjent/e shitjesh”.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e klientit, orientimi dhe informimi për gamen e produkteve që është i interesuar klienti.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të drejtuara nga ai.
  • Ndjekja profesionalisht e të gjithë hapave të shitjes deri në finalizimin e saj.
  • Mirembatja e showroom-it si një vend biznesi.
  • Ndjekja me përpikmëri e procedurave dhe politikave të kompanisë, si dhe ofrimi i ideve të reja.
  • Ndërvepron me koleget për delegimin e kërkesave apo zgjedhjeve të klientit në perfundim të turnit.
  • Raporton te menaxheri i showroom-it për problematikat dhe feedback-un që merr nga klientet dhe jo vetem.
Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në sektorin e shitjes.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të aftë për të ndërtuar marrëdhënie besimi.
  • Të ketë sjellje profesionale dhe dëshire për të punuar në grup.
  • Aftesi për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Fleksibilitet për të punuar me turne të ndryshme.
Afati i Aplikimeve: 15 Dhjetor 2022

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të pranë email-it info@pajtoniceramica.al duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top