• Operatore Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:


Operator/e Finance


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të ndjekë veprimet ditore të arkës;
  • Të mirëmbajë dhe sistemojë dokumentacionin financiar;
  • Të regjistrojë blerjet ditore;

Kerkesat e vendit të punës:
  • Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në Financë;
  • Të jetë përdorues/e i/e programit Financa 5;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Të jetë i/e komunikueshme dhe natyrë bashkëpunuese me kolegët e punës;
  • Të jetë i/e përkushtuar në procesin e punës dhe e motivuar gjatë orarit të punës;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top