Operatore e Faturimit dhe Mbeshtetjes Komerciale
- Durres
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNESIMI
Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Mondelez, Muller, JTI, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed, Baby Food Factory, etj
Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:
Operatore Faturimit dhe Mbeshtetjes Komerciale ne Departamentin e Finances
Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për procesimin dhe kontrollin e dokumentacionit financiar dhe të faturimit përmes sistemit SAP, si dhe për mbështetjen e kolegëve dhe klientëve në çështjet e dokumentacionit të shitjeve.
DETYRAT:
1. Përpunon operativisht të dhëna nga tabletat përmes sistemit SAP (fatura, dokumente korrigjuese, etj.).
2. Krijon dhe kontrollon fatura, para-fatura dhe të gjitha dokumentet e shoqëruara, përfshirë template e dërguara nga kolegët nga sektoret e tjere.
3. Miremban të gjitha të dhënat dhe ndryshimet lidhur me klientin në sistem.
4. Koordinon klientët sipas frekuencave të rëna dakord
5.Arkivon faturat dhe dokumentet e tjera të gjeneruara nga sistemi.
6.Kontrollon shitjet me pakicë dhe arkën e parave.
7.Mirëmban të dhënat që lidhen me dërgesat digjitale dhe kontrollon arkivën Verto
8.Ofron mbështetje për kolegët e shitjes dhe shpërndarjes në terren, duke u siguruar informacion dhe dokumentacion të nevojshëm
9.Verifikon mospërputhjet midis sistemeve SAP dhe GOLD
10.Komunikon me klientët, duke u ofruar asistencë të plotë në formën e informacionit dhe dokumentacionit
11Përgatit dhe dërgon raporte ditore për pjesën tjetër të organizatës
12.Raporton te eprori mbi statusin e realizimit të aktiviteteve brenda fushës së përgjegjësisë, në baza ditore, javore dhe mujore
KËRKESAT:
- Diplomë universitare në fushën Ekononike, Finance,
- Eksperience e ngjashme rreth 2 vite,
- Njohuri te mira ne sistemin SAP,ose sisteme te tjera
- Aftësi shume te mira në MS office,
- Aftësi shumë të mira komunikuese,
- Aftësi për të menaxhuar kohën,
- Të jetë i/e besueshëm,
- Të jetë dinamik/e.


⚕ Check-up mjekësor vjetor falas








Apliko tani!
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: hr.al@nelt.com
Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrat 355689008590 / 355674028901
Afati i pranimit te aplikimeve data 31.07.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Nelt sh.p.k garanton trajtimin konfidencial të të gjitha aplikimeve në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe do t’i përdorë ato vetëm për qëllime rekrutimi.
Nelt Sh.p.k.
Adresa : Autostrada Tirane-Durres, Km 24, Borake, Shijak, Durres, Shqiperi.
Apply WhatsApp