• Ofroj vend pune si Specialist i/e Marketingut Dixhital

NJOFTIM PUNE

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.



Pozicioni: Specialist i/e Marketingut Digjital

Departmenti: Marketing

Vendndodhja: TEG/ACREM


Përshkrim i Pozicionit të Punës:


Specialist/i Marketingut Dixhital është përgjegjëes për përmbajtjen e të gjithë rrjeteve sociale të kompanisë dhe projekteve të saj. Raporton tek Menaxheri i Marketingut Dixhital.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Do të menaxhojë të gjithë përmbajtjen e kanaleve online dhe të gjitha projeket që lidhen me mediat sociale.
Do të krijojë, shkruajë, modifikojë përmbajtjen e re duke sigurar që të të gjithë dokumentat të përmbushin standartet e vendosura të kompanisë.
Do të lehtësojë publikimin e përmbajtjes në të gjitha kanalet online të kompanisë, do të punojë ngushtë me zhvilluesit dhe stafin e marketingut për publikimin / shfaqjen e përmbajtjes.
Do të jetë përgjegjës për mbulimin e eventeve të qendrës tregtare dhe aktiviteteve të tjera dhe dukeiI komunikuar ato me audiencën tonë në internet.
Përgjegjës për krijimin e promocioneve në internet, buletineve me e-mail.
Përgjegjës për rritjen e rrjeteve tona sociale.
Duhet të identifikojë mundësitë dhe mënyrat e reja për të patur pozicionin nr. 1 në ndërgjegjësimin online, duke u bazuar në standardin e vazhdueshëm të aktorëve të sektorit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përgjegjës për zbatimin e ndryshimeve në paraqitjet online bazuar në përdorshmërinë dhe analitikën.
Të aftë për të ofruar analizë analitike dhe për të propozuar veprime.
Kryen detyra të tjera në lidhje me pozicionin dhe në suport të departamentit Marketing.


Kërkesat e Pozicionit:

Zotërim i Diplomës Bachelor ose Master në degët Marketing ose Administim Biznesi.
Min 2 vjet eksperienë në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm.
Trajnime të ndryshme të lidhura me marketingun online janë plus.


Kualifikime dhe aftësi te tjera:
  • Të ketë një mentalitet inovativ duke synuar vazhdimisht të ecë përpara.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpnimi për të bashkëvepruar me anëtarët e ekipit dhe ekzekutivin.
  • Njohuritë ose përvojë teknike përkatëse mund të përfshijë marketingun dixhital dhe menaxhimin e mediave sociale.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Metodik / dhe I e/ organizuar.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës


Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 24/02/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Specialist i/e Marketingut Digjital”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top