• ofroj vend pune Arkitekt Kantieri - Palasë, Vlorë

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Arkitekt Kantieri për klientin e saj, lider në ndërtimin dhe investimin e projekteve zhvilluese, e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, në Shqipëri dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:

Koordinon dhe zbaton projektet duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me studiot e projektimit, konsulentët dhe klientët;

Siguron që materialet e zbatimit të jenë të plota dhe nw përputhjee me disiplinat e projektit, duke bërë plotësimet e nevojshme për kantierin;

Përgatit vizatime arkitekturore nw rast nevoje pwr paketat e tenderimit dhe detaje ekzekutive sipas udhëzimeve;

Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin;

Ndihmon në programimin e punimeve dhe koordinon punët e rifiniturave arkitekturore;

Ndjek dhe mbikëqyr cilësinë dhe afatet e punimeve dhe materialeve;

Menaxhon porositë e materialeve dhe dokumentacionin e projektit, duke azhornuar të dhënat në kohë;

Harton raporte javore dhe mujore mbi ecurinë e projektit dhe problematikat.


Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë Universitare në Arkitekturë;
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e zbatimit;
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projekt/et përkatëse;
  • Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top