• Ofrohet vend pune Site Engineer | Projekte Rezidenciale

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani që operon në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve rezidenciale, jemi në kërkim të një Site Engineer me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, duke siguruar realizimin e projekteve sipas standardeve teknike, afateve të përcaktuara dhe kërkesave të cilësisë.

Sektori: Zhvillim Projektesh Rezidenciale

Përgjegjësitë kryesore

  • Mbikëqyr dhe koordinon punimet në kantier në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe planin të zbatimit.
  • Organizon dhe ndjek ecurinë e punimeve, duke siguruar respektimin e afateve dhe cilësisë së kërkuar.
  • Koordinon ekipet e punës, nënkontraktorët, furnitorët dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
  • Kontrollon dokumentacionin teknik dhe zbatues përpara dhe gjatë fazës së implementimit.
  • Monitoron progresin e punimeve dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit.
  • Identifikon problematikat në kantier dhe propozon zgjidhje praktike dhe efektive.
  • Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe standardeve teknike në kantier.
  • Bashkëpunon ngushtë me arkitektët, inxhinierët projektues dhe departamentet e tjera për realizimin korrekt të projektit.
  • Verifikon cilësinë e materialeve dhe punimeve sipas standardeve dhe kërkesave të projektit.
  • Ndjek respektimin e buxhetit operacional dhe përdorimin efikas të burimeve në kantier.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha te ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin e ndërtimit.
  • Eksperiencë në menaxhimin e punimeve në kantier, preferohet në projekte rezidenciale.
  • Njohuri të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike dhe detajeve të zbatimit.
  • Njohuri të mira në AutoCAD dhe MS Office; njohuritë në programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe raportimi.
  • Orientim ndaj cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.

Ofrohet:

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar në sektorin e ndërtimit.
  • Angazhim në projekte rezidenciale me rëndësi dhe zhvillim afatgjatë profesional.
  • Paketë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit.
  • Mjedis profesional dhe bashkëpunues pune.

Menyra e Aplikimit:​

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Site Engineer | Projekte Rezidenciale »

Ju mirëpresim!

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top