• Ofrohet vend pune ofroj vend pune inxhiner ndertimi kantier (ne zbatim), paga 120,000 lek neto

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Ofrohet vend pune ofroj vend pune inxhiner ndertimi kantier (ne zbatim ), paga 120,000 lek neto

KOMPANIA ERZENI DHE FRATELLI GRUPPOMOBILI KA NJE EKSPERIENCE TE GJERE NE FUSHEN E NDERTIMIT SI ME INSTITUCIONE PRIVATE ASHTU EDHE ME NDERTIME SHTETERORE
POZICIONI INXHINIER NDERTIMI KANTIER

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin,
specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore),
    përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve,
    aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga Drejtuesi i kantierit.
Detyra administrative të Burimeve Njerëzore
  • Përgatit orët përmbledhëse të punës dhe të dhëna të tjera për stafin, dërgon prezencën e stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
  • Evidenton lejet vjetore të stafit, mungesat ditore, raporte etj.;
  • Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
  • Planifikon nevojat në kantier, harton urdhër-kërkesa dhe ndjek miradministrimin e shpërndarjes së kancelarive.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
  • Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
  • Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
  • Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Njohuri të mira në paketën Office dhe programe të tjera të lidhura me punën.
PAGESA MJAFT E MIRE
KONTAKT 0684000205

bgaruci@yahoo.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top