• ofrohet vend pune MIS Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  3. IT Adminsitrim Rrjeti
  4. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MIS SPECIALIST

RRETH NESH


ECFA sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e MIS SPECIALIST

PËRSHKRIMI I DETYRAVE
  • Identifikon, raporton dhe jep suport ne kohe ne zgjidhje te problematikave ne ERP.
  • Raporton ne Jira te Suporti i Grupit problematikat ne ERP qe nuk mund te zgjidhen lokalisht.
  • Merr pjese ne zhvillimin dhe integrimin e proceseve të reja të biznesit, duke përfshirë testimin e performancës, shmangien e rreziqeve, zgjidhjen e defekteve, sigurimin e cilësisë, riparimin e gabimeve, hartimin e manualeve, si dhe trajnimin e përdoruesve fundorë.
  • Kryen rregullime te pagesave ne ERP sipas kerkesave te njesive te tjera
  • Kryen rregjistrimin dhe lidhjen e pagesave nga kanalet alternative (banka, partnere etj)
  • Kryen suportin teknik per partneret per te gjithe fushat e bashkepunimit (aplikim, disbursim, pagesa)
  • Cdo fund muaji kryen kuadrimin dhe sistemim e balances se arkave
  • Mbeshtet njesite e tjera ne realizimin e proceseve per funksione qe lidhen me ERP, ne perputhje me Proceduren e Zhvillimeve dhe Mirembajtjes se Njesise MIS, si dhe procedurat e tjera ne kompani
  • Kryen perditesim ne ERP te listave ne kategorine Blacklist sipas te dhenave te sjella nga Departamenti i Ligjorit
  • Merr pjese ne implementimin e zhvillimeve dhe programeve me partneret e jashtem ose zhvilluesit lokale
  • Identifikon nevojat per permiresime te ndryshme ne procese ose sisteme, ndihmon ne dizenjimin teknik te kritereve dhe kushteve.
  • Ndihmon Pergjegjesin e Njesise ne percaktimin e objektivave dhe rezultateve per vitin ne menyre qe te sigurohet per kryerjen e tyre ne kohen e duhur.
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Pergjegjesit te Njesise
KËRKESAT KRYESORE

· Aftësi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën
· Njohuri të avancuara mbi produktin e kredisë dhe mbi politikat dhe procedurat e kredidhënies
· Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave
· Aftësi të demonstruara të manaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
· Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal
· Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
· Aftësi shumë të mira kompjuterike

BENEFITET
√ ECFA shpk dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
√ Institucioni ECFA shpk përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
· Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

Instruksione mbi aplikimin
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen:
https://talent.sage.hr/jobs/340788a9-5479-4fd7-be98-b9e93d670a2c
 


Apply WhatsApp
Back
Top