• Ofrohet vend pune Menaxher Operacional

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të konsoliduar në sektorin retail në Shqipëri, me një prezencë të qëndrueshme dhe performancë të provuar ndër vite, jemi në kërkim të një Menaxher Operacional që do të luajë një rol kyç në optimizimin e proceseve të përditshme dhe rritjen e efikasitetit të operacioneve.

Pozicioni kërkon një profesionist të orientuar drejt rezultateve, me aftësi të forta organizative dhe eksperiencë në menaxhimin e operacioneve në mjedise dinamike. Kandidati ideal do të kontribuojë në përmirësimin e proceseve, koordinimin e ekipeve dhe sigurimin e standardeve të larta të shërbimit në të gjithë rrjetin e kompanisë.

Titulli I pozicionit:Menaxher Operacional

Menaxheri Operacional është përgjegjës për drejtimin, koordinimin dhe optimizimin e operacioneve të rrjetit të dyqaneve, duke siguruar performancë të lartë, përmbushje të objektivave financiare dhe standarde të qëndrueshme në të gjitha pikat e shitjes.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Operacione & Performancë
  • Menaxhon dhe mbikëqyr operacionet ditore të disa pikave të shitjes.
  • Siguron arritjen e objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve dhe profitabilitetit.
  • Monitoron dhe analizon KPI kryesorë (shitje, marzh, kosto operative, produktivitet).
  • Ndërmerr masa konkrete për përmirësimin e performancës në nivel dyqani dhe rrjeti.
  1. Menaxhim Financiar & Kontroll
  • Monitoron performancën financiare dhe siguron respektimin e buxhetit operacional.
  • Identifikon dhe implementon masa për optimizimin e kostove dhe rritjen e efikasitetit.
  • Siguron kontroll të inventarit dhe reduktimin e humbjeve (shrinkage).
  1. Standarde Operacionale & Procese
  • Siguron zbatimin e standardeve të kompanisë në shërbim ndaj klientit, merchandising dhe operacione.
  • Standardizon dhe përmirëson proceset për të rritur produktivitetin dhe konsistencën.
  • Siguron përputhshmëri me politikat e brendshme dhe kërkesat ligjore.
  1. Menaxhim i Ekipit
  • Drejton dhe mbështet Menaxherët e Marketit dhe ekipet përkatëse.
  • Vlerëson performancën dhe implementon plane zhvillimi për stafin.
  • Bashkëpunon në proceset e rekrutimit, trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve.
  • Ndërton një kulturë pune të orientuar drejt rezultateve dhe bashkëpunimit.
  1. Planifikim & Përmirësim i Vazhdueshëm
  • Planifikon dhe optimizon burimet njerëzore sipas volumit të punës dhe nevojave të biznesit.
  • Identifikon mundësi për përmirësim të proceseve dhe rritje të efikasitetit operacional.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për përmirësimin e performancës së përgjithshme.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme
  • Minimum 3–5 vite eksperiencë në role menaxheriale në industrinë Retail
  • Eksperiencë në menaxhimin e disa pikave të shitjes (preferohet)
  • Njohuri të mira në menaxhim financiar dhe analizë performance
  • Përvojë me sisteme POS dhe menaxhim inventari
  • Aftësi për të punuar me objektiva dhe në ambiente dinamike

Kompetencat Kryesore:

  • Orientim drejt rezultateve
  • Mendim analitik dhe aftësi vendimmarrëse
  • Organizim dhe planifikim efektiv
  • Zgjidhje problemesh dhe adaptim në situata dinamike
  • Komunikim dhe bashkëpunim ndërfunksional
  • Menaxhim i ndryshimit dhe përmirësim i vazhdueshëm
E mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në: rekrutime@dimensionhr.al / Ju lutemi specifikoni në subjekt: “General Manager”

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për intervistë nga ekipi i Dimension HR.

JU MIRËPRESIM!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension HR, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top