• Ofrohet vend pune: Mekanik, Tirane

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës.
Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.
Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.

►Pozicioni vakant i punës: Mekanik( me profil xhenerik/ elektroauto)

Detyrat dhe pergjegjesite:

  1. Mekaniku do të jetë përgjegjës për montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve të tyre, pajisjeve mekanike;
  2. Pergjegjës për makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, automjete;
  3. Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  4. Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
  5. Përgjegjës për identifikimin e parregullsive në pajisje dhe konstruksione të ndryshme mekanike;
  6. Mirëmban dhe riparon makineritë e rënda;


Eksperiencë dhe kualifikime:

-Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në drejtimin Mekanik;
-Të ketë eksperiencë jo me pak se 2 vjet;
-Të ketë leje drejtimi automjeti;
-Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;

Ju ofrojme page te kenaqshme, makine ne dispozicion dhe dieta ditore.
Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në hr@gjikuria.al ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355682018650.
 


Apply WhatsApp
Back
Top