• Ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

Pogradec
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "2T" Shpk, e cila operon ne tregun Shqiptar qe nga viti 2000 ne fushën e ndërtimeve civile dhe infrastrukturore
ne kuadër te projekteve te reja shpall pozicionin vakant si me poshtë:
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi
Objekti: “Ndërtimi i Segmentit rrugor Qukës – Qafe Plloçe, Seksioni Nr.3,Km.33+800 – Km 43+310”.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin,
    kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivave;
  • Përgatitja e dokumentacionit gjate dhe pas ndërtimit (shop drawings, as-built, etc.).
  • Kontrollon dhe përgatit librezat e masave.
  • Koordinon, mbikëqyr dhe mban përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer,
    në përputhje me specifikimet teknike, standardet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë.
  • Harton planet ditore, javore dhe mujore dhe t’i paraqesë ato për diskutim, aprovim dhe miratim
  • Kryen kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur proces verbalet përkatëse dhe miratimin e tyre në vazhdim.
  • Mbikëqyr dhe mban evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proces verbalet përkatëse midis palëve;
  • Krijimi dhe respektimi i një plani pune në përputhje me grafikun e përgjithshëm te punimeve si dhe ndjekja e ecurisë se punimeve ne baze te grafikut.
  • Sigurimi që të gjitha rregulloret të ndiqen në përputhje me ligjin aktualisht në fuqi duke kontrolluar punën në përputhje me projektin,
    kushtet teknike dhe kushtet e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në kantier;
  • Dorëzon dokumentacionin teknik te kërkuar nga Mbikëqyrësi i punimeve.
  • Evidenton, raporton si dhe jep zgjidhje nga ana teknike për problemet gjate punimeve;
Kualifikime:
  • Të ketë përfunduar studimet ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në objekte të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad, Microsoft Office);
  • Njohuri te mira e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Te njohe gjuhen angleze
*Te gjithe te interesuarit, janë te lutur qe te dërgojnë CV nëpërmjet adresës se e-mailit; 2tshpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top