• ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndertimi ne Zbatim Palasë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
SeaSide Residence III,si zhvillues i nje projekti ne GC2 Palase kerkon individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim.

Inxhinieri i ndertimit do te marri pjese ne menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative per realizimin e tij.

Detyrat​

  • Merr dhe shqyrton të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit;
  • Interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
  • Raporton tek Menaxheri i projektit.

Kualifikimet​

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite ne objekte civile;
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Te kete leje drejtimi

Shënime​

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e email-it: info@seaside-residence3.com ose te kontaktojne ne nr tel +355682003818
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Cel. : +355682003818
 


Apply WhatsApp
Back
Top