• Ofrohet vend pune FIZIOTERAPIST/E

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fizioterapi
Eksperienca
vetem me eksperience
ZEN HOUSE KËRKON FIZIOTERAPIST/E PROFESIONIST/E

Zen House është një klinikë e dedikuar ndaj kujdesit dhe mirëmbajtjes në mënyrë holistike, ku trajtimi bazohet në balancën mes trupit dhe mirëqenies. Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kërkojmë një Fizioterapist/e me eksperiencë, të përkushtuar ndaj trajtimit cilësor dhe rezultateve afatgjata.

Kriteret që kërkojmë:
  • Eksperiencë(5vite) e provuar në fizioterapi
  • Njohuri të mira të protokolleve të trajtimit dhe zbatimi korrekt i tyre
  • Aftësi të avancuara në trajtimin manual, si bazë e terapive në klinikë
  • Qasje profesionale dhe individuale ndaj pacientit
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi besimi
  • Përgjegjshmëri, etikë profesionale dhe punë në ekip
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional, i qetë dhe në përputhje me filozofinë holistike
  • Ekip multidisiplinar dhe mbështetës
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme
  • Pagesë konkurruese sipas eksperiencës dhe performancës
Nëse beson në fuqinë e trajtimit manual dhe dëshiron të punosh në një klinikë që trajton trupin në mënyrë të plotë, Zen House është vendi i duhur për ty.

Apliko tani:


Dërgo CV-në në hr@zenhouse.al ose kontakto në 0698040491
 


Apply WhatsApp
Back
Top