• Ofrohet vend pune financier/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Atdg kerkon te punesoje financiere ne Tirane.

Detyrat
  • Regjistrimi i MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, me kontabilizimin dhe rakordimin përkatës.
  • Kontrolli dhe rakordimi ditor i arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Verifikimi i urdhrave të shitjes dhe konvertimi i tyre në fatura në Alpha Web.
  • Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes pas kontrollit të çmimeve dhe zbatimit të uljeve të miratuara.
  • Rakordimi i klientëve, analizimi i kartelave dhe mbyllja mujore e Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
  • Përgatitja e raporteve javore dhe raportimi i problematikave financiare tek eprorët.
  • Pjesëmarrja në inventarët fizikë, evidentimi i diferencave dhe sistemimi i tyre në sistem.
  • Bashkëpunimi me stafin e financës dhe zbatimi i detyrave të ngarkuara nga eprorët.
Kualifikimet
  • Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Njohuri shumë të mira në programin Alpha.
  • Saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me etikë profesionale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit: +35568 64 80086
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top