• Oficer Finance & Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre.
SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

OFICER FINANCE DHE I BURIMEVE NJEREZORE

Qellim i pozicionit:
Oficeri Finances dhe Burimeve Njerezore ofron mbeshtetje në administrimin dhe organizimin e aktiviteteve / proceseve te finances dhe zyres se burimeve njerezore ne perputhje me, Manualin financar dhe Manualin e Burimeve Njerëzore si dhe legjislacionin vendas.​

Kriteret e kërkuara:
  • Diplomë Universitare në njeren nga deget: Administrim Biznesi, Menaxhim, Finance;
  • Te pakten 3 vjet eksperience pune ne fushen e finances dhe te burimeve njerezore;
  • Eksperience pune ne pergatitjen e pagave;
  • Njohuri te ligjeve te punesimit dhe atyre financiare (kod pune; sigurime shoqerore; tatime)
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze me shkrim dhe me goje
  • Njohuri shume te mira ne programet word, excel, power point
Personi duhet te kete:
  • Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje.
  • Aftesi organizative, si dhe te respektoje afatet.
  • Aftesi per te trajtuar informacione sensitive me maturi dhe per te ruajtur konfidencialitetin e tyre.
  • Vemendje te shkelqyer ndaj detajeve dhe aftesi per te mbajtur nje nivel te larte saktesie;
  • Aftesi te punoje ne grup.
Përgjegjësitë kryesore:
  • Pergatit pagat mujore te punonjesve te Projektit Fuqizimit te Familjes, Shkoder dhe Zyre Nacionale me departamentet e saj Advokaci, Fonde, Impact fund for children, si dhe ben konsolidimin e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore per te gjithe organizaten. Eshte pergjegjes per deklarimin e listpagesave ne sistemin online te tatimeve.
  • Eshte pergjegjes per postimet e te gjitha pagave dhe detyrimeve perkatese te punonjesve te Organizates ne sistemin financiar.
  • Mban inventarin e aseteve te detajuar ne sasi, vlere dhe amortizim si dhe specifikimeve te tjera ne formatin e kerkuar. Siguron qe asetet dhe investimet te regjistrohen sic duhet, te amortizohen dhe nxirren jashte perdorimit sipas rregullave ne fuqi.
  • Kryen konsolidimin e librit te blerjeve dhe shitjes te shoqates dhe i deklaron ne sistemin online te tatimeve dhe eshte pergjegjes per deklarimin e TVSH-se
  • Kordinon / organizon proceset e rekrutimit per stafin e ri te projekteve; ploteson dosjen e rekrutimit;
  • Kryen / drejton procesin e orientimit te stafit te ri te projekteve; ploteson dosjen e punesimit dhe shpjegon politikat / rregulloret kryesore te organizates tek stafi I ri;
  • Ne bashkepunim me drejtuesit e njesive kryen procesin e rekrutimit te eksperteve te sherbimeve; perpilon kontratat e sherbimit;
  • Siguron ne bashkepunim me pjesen tjeter te stafit plotesimin e te gjithe dokumetacionit te kerkuar nga Inspektoriati i Punes ne lidhje me ÇËSHTJE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË eshte ne perputhje me ligjin; monitoron dhe dokumenton aksionet e kryera per plotesimin e ketij dokumentcioni;

Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:
  • Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
Organizata ofron:
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 10.05.2024, në adresën hr@soskd.org.al
  • Curriculum Vitae;
  • Letër interesi;
  • Referencë
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë
 


Apply
Back
Top