• Njoftim Punësimi - Vlerësues i Pasurive të Luajtshme

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën
Qendrore.


Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Të jetë i pajisur me Licencë për vlerësimin e pasurive të luajtshme (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë certifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje);
  • Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj;
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare;


Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
  • Përgatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj për kredidhënie;
  • Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive të luajtshme për kredidhënie;
  • Bën vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e luajtshme;
  • Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme;
  • Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;
  • Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;
  • Licenca për vlerësim të pasurive te luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose certifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”;


Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 15 Korrik 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

[B]mfi@besa.org.al[/B]


Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.
 


Apply
Back
Top