Neptun, Agjent Shitjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozicioni: Agjent Shitje
Departmenti: i Shitjeve me Shumicë
Vendodhja: Tiranë
Agjenti i Shitjeve në departamentin e Shitjeve me Shumicë ka për përgjegjësi ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët, administrimin efikas të shitjeve me shumicë, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara të shitjes. Pozicioni kërkon aftësi të avancuara komunikimi, negocimi dhe organizimi të inventarit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al
* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Arritja e objektivave të shitjes (duke rritur prezencën dhe gamën e produkteve tona);
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me klientë potencialë;
- Kontrolli i cmimeve të tregut, krahasimi me cmimet e kompanisë dhe sugjerimi për përmisime;
- Lëvizja nëpër rrethe sipas një grafiku të caktuar dhe aprovuar nga menaxheri përkatës;
- Identifikimi dhe vendosja e kontaktit me individë ose firma që kanë potencial për të tregtuar produkte elektro-shtëpiake;
- Ndërtimi i marëdhënieve të mira me tregëtaret dhe informimi i tyre mbi cmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme;
- Mbylljen e klientëve debitorë dhe rakordim permanent i llogarive;
- Leximi i kujdesshëm i raporteve mbi shitjet mujore, krahasime me vitin e kaluar;
- Pjesëmarrja në mbledhje javore të departamentit të shumicës;
- Marrja e informacionit në lidhje me studimin e klientëve dhe të produkteve, nevojat, problemet, historinë e produktit dhe praktikat e biznesit në mënyrë që të realizojë shitje, prezantime efektive dhe të përshtatshme;
- Pjesëmarrja në mbledhjet e shitjeve, seminare dhe trajnime në mënyre që të mbledhin informata për promovimin e produkteve, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, dhe rritjen e njohurive;
- Mirembajtja e historikut të transaksioneve dhe inventarit;
- Bashkëpunimi me ekipin e logjistikës dhe financës për të siguruar përmbushjen e porosive;
- Të mbajë dhe zhvillojë marrëdhenie të shëndosha të biznesit ekzistues me partnerët aktuale;
- Pajisja e klienteve të shumicës me Materiale Marketingu;
- Zhvillimi i marrëdhënieve me klient të rinj siç është dakorduar me menaxherin.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në shitje me shumicë ose tregti B2B.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociate.
- Njohuri të mira për produktet dhe shërbimet e sektorit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Aftësi organizative dhe menaxhimi i kohës.
- Njohuri kompjuterike bazë (MS Office, sisteme menaxhimi porosish).

Apply WhatsApp