• Ndihmës në Repartin e Lazerit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:

📌 NDIHMËS NË REPARTIN E LAZERIT

📌 Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndihmësi në repartin e lazerit mbështet operatorin kryesor në procesin e prerjes së materialeve metalike, duke ndihmuar në ngarkimin e materialeve, sistemimin e pjesëve të prodhuara dhe mirëmbajtjen e zonës së punës.

📌 Përgjegjësitë kryesore:

✔ Ndihmë në ngarkimin e tabakëve të llamarinës në makinerinë lazer

✔ Sistemimi i pjesëve të prera sipas udhëzimeve

✔ Heqja e mbetjeve teknologjike dhe vendosja e tyre në vendet e përcaktuara

✔ Pastrimi i zonës së prerjes dhe heqja e skorjeve

✔ Ndihmë në mirëmbajtjen e makinerisë dhe parandalimin e defekteve

✔ Mbikëqyrja e procesit dhe raportimi i problematikave te operatori kryesor

✔ Respektimi i normave të sigurisë dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse

✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në vendin e punës

📌 Kualifikimet:

🎓 Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme e përgjithshme/profesionale

⚙ Eksperienca në mjedis industrial përbën avantazh

🔧 Njohuri bazë të mjeteve të dorës

📐 Aftësi për të lexuar udhëzime teknike të thjeshta

💪 Aftësi fizike për të ngritur pesha dhe për të punuar në këmbë

🤝 Aftësi për të punuar në ekip

🎯 Vëmendje ndaj detajeve dhe gatishmëri për të mësuar

💼 Ofrohet:

✔ Paga: Me marrëveshje

✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00

✔ Fundjava pushim

✔ Ambient pune profesional

✔ Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional

📩 APLIKIMI:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: info@albapunesim.al

📌 Subjekti i emailit: Ndihmës në Repartin e Lazerit
 


Apply
Back
Top