• Ndihmës Menaxher Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë suport për Menaxherin në ndjekjen e ecurisë së Projektit. Përgatit raporte të ndryshme si dhe materialet e nevojshme duke siguruar mbarëvajtjen e tyre sipas marrëveshjeve të dakordësuara.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit;​
  • Mban korrespondencë dhe dokumenton informacionin e shkruar;​
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;​
  • Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;​
  • Suporton në përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko - ligjore për projektet në zhvillim;​
  • Suport në përgatitjen për prerjen e faturave/ penaliteteve për palët;​
  • Suport në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;​
  • Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);​
  • Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektim i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratura) duke mbikqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;​
  • Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon masa korrektuese të PM;​
  • Ndjek projektin nga marrja në dorëzim të tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;​
  • Ndjek marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve;​
  • Jep suport në përzgjedhjen dhe përgatitjen e kontratave të pjesëve takuese me pronarët e truallit (të dhënat teknike të kontratës);​
  • Jep suport në përgatitjen dhe ndjekjen e buxhetit të projektit;​
  • Ndjek Biznes Planin e projekteve dhe përditëson atë sipas zhvillimeve të tyre;​
  • Jep suport pranë Arkitektit të Klientit për ndjekjen e problematikave me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim;​
  • Siguron dokumentimin/arshivimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;​
  • Nën mbikqyrjen e PM ndërvepron me shoqërinë BRE për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;​
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizori.​
Edukimi: Diplomë në Arkitekturë / Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Hidroteknike / Menaxhim

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;​
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;​
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;​
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;​
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;​
  • Njohuri shumë të mira të programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose PRIMAVERA;​
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;​
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase;​
  • Aftësi për të bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit;​
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001839047/Ndihmës-Menaxher-Projekti?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 04/03/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top