Menaxhim Magazine & Shitje në Terren (Sarandë)
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Souvenir Albania është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2007, e specializuar në prodhimin
dhe shpërndarjen B2B të suvenireve dhe produkteve turistike shqiptare. Me fokus te raporti cilësi–çmim, kompania furnizon dyqane suveniresh, hotele, pika turistike dhe biznese në të gjithë Shqipërinë me produkte autentike, moderne dhe konkurruese në treg. Prej më shumë se 19 vitesh, Souvenir Albania është ndërtuar mbi seriozitetin, eksperiencën dhe partneritetin afatgjatë me klientët, duke sjellë vazhdimisht koleksione që promovojnë kulturën dhe identitetin shqiptar. Kërkojmë një person energjik, korrekt dhe me aftësi komunikimi për menaxhim magazine, shpërndarje dhe zhvillim klientësh në zonën e Sarandës, Ksamilit dhe Gjirokastrës.
Detyrat kryesore:
* Vizita direkte tek klientët dhe bizneset në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
* Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë.
* Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe krijimi i klientëve të rinj.
* Organizimi dhe administrimi i mallrave në garazh/magazinë.
* Regjistrimi i takimeve dhe raportimi i aktivitetit ditor.
* Realizimi i objektivave javore të shitjeve dhe takimeve.
Kërkesat:
* Preferohet eksperiencë në shitje ose marketing.
* Patentë drejtimi e kategorisë B.
* Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
* Sjellje profesionale dhe energji pozitive.
* Gatishmëri për lëvizje dhe punë në terren.
* Përgjegjshmëri në administrimin e mallrave dhe dokumentacionit.
Çfarë ofrojmë:
Cel. : 0692027142
Apply WhatsApp