• Menaxher Shitjesh per Produkte IT

Infosoft Group, kerkon te punesoje: Menaxher Shitjesh
Menaxheri i Shitjeve eshte punonjesi pergjegjes per te ndertuar dhe menaxhuar procesin e shitjes midis kompanise edhe klienteve te saj. Per realizimin e ketij objektivi perdor me eficience njohurite per produktet qe trajton kompania dhe eshte pergjegjes per menaxhimin e procesit te shitjes gjate gjithe ciklit prej mundesise deri ne perfundimin e kontrates.

Detyrat:

  • Mban dhe permireson marredheniet me klientet ekzistues me qellim permbushjen me se miri te kerkesave te tyre.
  • Eshte i suksesshem ne prezantimin ne menyre profesionale te produkteve tek klientet.
  • Ben analizen e tregut per gjetjen e klienteve te rinj.
  • Ben takime ne terren kur I kerkohet per prezantimin e kompanise dhe produkteve qe ofrojme.
  • Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit në kontakt direkt apo nëpërmjet telefonit ose email-it.
  • Komunikon në mënyrë profesionale zgjidhjet më të mira për kërkesën.
  • Synon të negociojë dhe të realizojë shitjen.
  • Eshte i suksesshem ne prezantimin ne menyre profesionale te produkteve tek klientet

Kualifikimet:

  • Te kene te pakten 2 vjet experience ne pozicione pune analoge ne kompani private.
  • Te kete njohuri te mira te produkteve te IT (e detyrueshme)
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese.
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze
  • Eksperienca ne nje kompani te Teknologjise se Informacionit
  • Te kete njohuri ne perdorimin e programeve baze kompjuterike.
  • Te kete aftesi per te punuar ne Grup.
  • Te kete patente te klasit B.
Ofrohet:
  • Kontrata: Me kohe te plote dhe ne perputhje te plote me kodin e punes
  • Paga: Shume e kenaqshme
  • Orari dhe ditet e punes: 40 ore ne jave (E diela pushim)
  • Mundesi rritjeje ne kariere.
  • Sigurim shendetesor privat shtese pas 6 muajve te pare te punes.
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
 


Apply
Back
Top