• Menaxher Rajonal

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, në Tiranë.
Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

Pozicioni Vakant: Menaxher Rajonal

Detyrat:

  • Menaxhon performancen e dyqaneve nen varesi, duke siguruar arritjen e objektivave operacionale, te shitjeve dhe KPI-ve sipas buxheteve te paracaktuara.
  • Siguron sherbim te shkelqyer ndaj klientit, zbatimin e procedurave te kompanise dhe kodit te sjelljes.
  • Planifikon, organizon dhe ndihmon ne hapjen ose rinovimin e dyqaneve, ne perputhje me orientimet e drejtimit.
  • Menaxhon financiarisht dyqanet, duke siguruar fitimprurje dhe perputhje me buxhetin.
  • Bashkepunon ngushte me menaxheret dhe zevendesit per zhvillimin e aftesive te tyre menaxheriale dhe analizimin e performances se dyqanit sipas strategjise se kompanise.
  • Trajton problematika te ndryshme duke ofruar zgjidhje praktike, te shpejta dhe kreative.
  • Monitoron tregun, analizon trendet dhe bashepunon ngushte me dyqanet dhe departamentet e tjera per realizimin e objektivave.
  • Vlereson performancen e stafit vartes, trajnon dhe motivon Specialistet e Shitjeve, duke siguruar standarde te larta profesionale dhe arritjen e objektivave mujore.
  • Merr pjese ne takime te rendesishme me kliente per te forcuar marredheniet afatgjata dhe per te ndjekur problematikat e biznesit.
  • Mban pergjegjesi per performancen e pergjithshme te dyqaneve, vendos objektiva, mbikeqyr menaxheret dhe siguron realizimin e tyre.
Aftesite dhe kompetencat:
  • Te kete aftesine per te menaxhuar ne distance.
  • ⁠Te kete aftesine per te orientuar ekipet drejt rezultateve dhe arritjes se qellimeve.
  • ⁠Te kete aftesi analitike dhe raportuese.
  • ⁠Te kete aftesine per ti dhene zgjidhje cdo lloj problemi me te cilat nje dyqan haset.
  • ⁠Te kete aftesine per te punuar nen presion dhe te menaxhoje shkelqyeshem kohen.
  • ⁠Te kete komunikim dhe bashkepunim te shkelqyer me ekipet dhe departamentet e tjera.
  • ⁠Te kete mentalitet biznesi me fokus ne zhvillimin strategjik dhe organizativ.
Kualifikime:
  • Diplome e larte, preferohet ne Menaxhim Biznesi ose fushe te ngjashme.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze (shkruar dhe folur).
  • Minimumi 3–5 vjet eksperience ne menaxhim rajonal ose pozicione te ngjashme.
Te gjithe te interesuarit te dergojne Cv e tyre ne adresen email: hr@globe.al

*Aplikimet pranohen deri brenda dates 03.04.2026.

Ose dorezoni Cv ne adresen: Rr”Kavajes”, Nd.124, H.10, Kati 2
Mirepresim çdo kandidat qe ploteson kriteret e mesiperme.

Shenim: Ky pershkrim pune nuk eshte menduar te jete gjithe-perfshirese. Punonjesi mund te kryeje detyra te tjera te lidhura si nevoje per te plotesuar nevojat e vazhdueshme te kompanise.
 


Apply WhatsApp
Back
Top