• MENAXHER PROJEKTI - NDERTIM

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.

Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.

Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për profesionistë me eksperiencë në Departamentin e Ndërtimit.


  • MENAXHER PROJEKTI - NDERTIM

PËRGJEGJËSITË:
  • Menaxhon dhe koordinon një ose disa projekte ndërtimi paralelisht, nga planifikimi deri në dorëzim final.
  • Organizon dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve në terren, duke koordinuar ekipet punuese, nënkontraktorët dhe stafin teknik.
  • Siguron respektimin e projekteve teknike, kushteve kontraktuale, standardeve të cilësisë dhe kërkesave HSE.
  • Menaxhon buxhetin e projekteve, prokurimin e materialeve dhe kontrollin e kostove për të shmangur tejkalime financiare.
  • Ndjek dokumentacionin teknik, kontraktual dhe financiar, si dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projekteve.
  • Koordinon komunikimin me klientët, autoritetet kontraktore dhe palët e treta për mbarëvajtjen e projekteve.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika teknike dhe menaxheriale që lindin gjatë zbatimit të punimeve.
  • Bashkëpunon me departamentet e prokurimit dhe logjistikës për sigurimin në kohë të materialeve dhe pajisjeve.
KËRKESAT:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve ndërtimore, preferohet në disa projekte njëkohësisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD, MS Office, MS Project etj.
  • Aftësi të forta në menaxhimin e projekteve dhe ndjekjen e ecurisë në terren,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, me orientim drejt zgjidhjeve praktike.
  • Aftësi shumë të mira organizative, vendimmarrje dhe menaxhim kohe.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
  • Leje drejtimi, gatishmëri për udhëtime pune në terren,
SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al


Faleminderit,

Departamenti i BNJ

📞 069 40 200 38
 


Apply WhatsApp
Back
Top