• Menaxher marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Aiba Kompani sha shpall vakant pozicionin e Menaxherit te Marketingut.
Kandidatet duhet te plotesojne keto kritere:
  • Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Të gjejë rrugë të ndryshme kreative për marketimin e produkteve tona, ndryshe nga ideja shabllon "bëjmë një reklamë në tv/radio";
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Të menaxhoje rrjetet sociale, emailet që për momentin janë fokusi i reklamimit të produkteve tona;
  • Duhet të gjejë mënyra të tjera për marketingun e produkteve përvec rrjeteve sociale dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Të kujdeset per website-in e kompanise, aparencën, efektshmerinë, lehtësinë në përdorim;
  • Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.
Kërkesat e profilit
  • Të jetë i shkathët, me ide kreative dhe shumë dinamik;
  • Eksperienca e punës në shitje/marketing përben avantazh;
  • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Bizesi;
  • Ekperiencat jashtë shkollore, trajnimet përbëjnë avantazh;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në marketing;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pjesë e grupit;
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office;
Te interesuarit mund te paraqiten prane kompanise ose te dergojne CV ne adresen e email-it hr@aiba.al si dhe rogida.alla@aiba.al
 


Apply
Back
Top