• Menaxher i Njesisë së Marrëdhenies me Klientët

EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Menaxher i Njesisë së Marrëdhenies me Klientët.


Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton strukturën organizative të njesisë duke ofruar udhëzime dhe mbështetje;
  • Në bashkëpunim me stafin merr pjesë në hartimin e proçedurave që kanë të bëjnë me funksionimin e Njesisë së Marrëdhënieve me Klientin;
  • Vendos qëllime të qarta të performancës dhe monitoron progresin, duke kryer rishikime të rregullta të performancës dhe duke dhënë feedback të vazhdueshëm;
  • Përcakton KPI për njesinë dhe mbikëqyr realizimin e tyre;
  • Harton raporte periodike mbi kërkesat e klientëve dhe ecurinë e proçeseve që ka në menaxhim;
  • Mban komunikim me klientë specifik, propozon zgjidhje arkitektonike dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
  • Konsulton Klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt, planet dhe lejet e miratuara, bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Bashkëvepron me Menaxherët e Shitjeve mbi mbarëvajtjet e shitjeve dhe ankesat e klientëve;
  • Bashkëpunon me ekipin drejtues për të zhvilluar dhe ekzekutuar strategji të marrëdhënieve me klientët në përputhje me qëllimet e përgjithshme të biznesit;
  • Propozon dhe zbaton ndryshime për të përmirësuar proçesin e ndërveprimit me klientët dhe për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të klientit;
  • Bashkëvepron me drejtuesit e kantiereve për të mbikëqyrur grafikun e punimeve dhe për t’u kujdesur që kantieri të marrë në kohë vizatimet e zbatimit nga klientët;
  • Organizon dhe mbikëqyr dokumentimin e rregullt të gjithë procesit të marrëdhënies me klientët që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek Klienti, në përputhje me kontratat e sipërmarrjes dhe proçedurat në fuqi;
  • Konsulton Menaxherin e Projektit në hartimin e strategjive dhe detyrave të projektimit;
  • Konsulton Menaxherin e Projektit në përcaktimin e standarteve të cilësisë bazuar në eksperiencën me klientët;
  • Bën shpërndarjen e stafit të nevojshëm sipas fluksit të shitjeve në projektet e ndryshme.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Të zotërojë diplomë Universitare në Arkitekturë/Inxhinieri;
  • Të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Njohje e AutoCAD, MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.) si dhe njohje të programeve BIM (si Revit, Navisworks etj.);
  • Përvojë pune në marrëdhëniet me klientët;
  • Aftësi drejtuese në menaxhimin dhe zhvillimin e ekipeve;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.


Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në:

https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.​
 
Back
Top