Menaxher i marrjes në sigurim produktet e shëndetit
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Menaxher i marrjes në sigurim produktet e shëndetit
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Të perpilojë oferta për sigurimin personal të individëve dhe SME bazuar në kërkesat që paraqet klienti.
- Të planifikojë takime me klientët e interesuar në sigurim shëndeti.
- Të plainifikojë strategji marketing dhe të targetojë klientët të interesuar.
- Të ketë aftësi shpjeguese dhe të njohë dobitë e mbulimeve në sigurim që ofron.
- Të jetë i aftë të identifikojë nevojat e klientit.
- Të lëshojë dokumentat e sigurimit në përputhje me udhëzimet në fuqi.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë. (Ekonomi, shkencat mjeksore, etj)
- Te kenë 3 (tre) vite eksperiencë në punë në role manaxheriale.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, .
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
- Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.
- Njohuritë në shkencën e mjekësisë përbëjnë avantazh
Apply WhatsApp