• Menaxher i Departamentit te Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Menaxher i Departamentit të Burimeve Njerëzore për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të konsoliduara në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:

Dizenjon, formulon, rishikon dhe rekomandon politikat dhe objektivat e BNJ për kompaninë;

Kontrollon implementimin e programeve të BNJ për stafin;

Përgjegjës për hartimin, zbatimin e strategjive të zhvillimit të stafit, duke përfshirë vlerësimin e performancës, trajnimin dhe zhvillimin e stafit, promovimet dhe strategjitë e vazhdimësisë për pozicionet kyçe;

Menaxhon stafin e Departamentit – trajnon personelin e ri nën mbikqyrjen e tij/saj;

Mban kontakte të ngushta me autoritetet ligjore/shtetërore dhe palët kyçe të interesit për Burimet Njerëzore, çështjet që i shërbejnë interesit më të mirë të operacioneve të kompanisë në selinë qendrore dhe njësitë e biznesit;

Dizenjon dhe mundëson praktikat më të mira përsa i përket elementeve të pagës, duke përfshirë kompensimet, benefitet, skemën e sigurimeve dhe paketat e tjera të ngjashme;

Menaxhon buxhetin e departamentit të BNJ;

Siguron delegimin efektiv të detyrave sa herë është e nevojshme tek stafi direkt që ka në varësi.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike/Shkenca Sociale/Juridike etj;

Përvojë e mëparshme e konsoliduar në pozicione drejtuese në BNJ;

Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze
;

Përvojë në hartimin e programeve të rekrutimit, kompensimit dhe përfitimeve, zhvillimit të stafit;

Aftësi drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al


Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top