• Menaxher/e Prodhimi

Dimal INC është një kompani e hapur rishtazi në përpunimin e produkteve të mishit kërkon të punësojë: Menaxher/e Prodhimi i cili do të bashkëpunojë ngushtë me Teknologet e Prodhimit për të siguruar nje eficencë të lartë të linjave të prodhimit në cilësi dhe sasi.
Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat tona.

Detyrat​

  • Menaxhimi I tërë procesit të furnizimit, prodhimit të produkteve te kompanise;
  • Planifikimi afatshkurtër dhe afatgjatë I procesit të prodhimit;
  • Ndjekjen dhe realizimin mujor për sasitë e planifikuara;
  • Plotësimin e eficencave ditore të cdo linje prodhuese;
  • Alokimi I resurseve dhe materialeve të nevojshmë për kryerjen e punëve me standart të lartë në prodhim;
  • Koordinimi I ekipeve (teknologe/punonjës prodhimi) per te siguruar cilësi maksimale dhe arritje të afateve kohore dhe mbajtjen e standartit te vendosur;
  • Ndjekjen e procedurave të prodhimit;
  • Sigurimi I kualitetit të lartë gjatë procesit të prodhimit;
  • Raportimi I vazhdueshëm tek menaxhmenti I lartë;
  • Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave;
  • Bashkepunimi me departamentet e tjera dhe me kompanitë e tjera të grupit(marketing/shitje/blerje/distribucion) për të arritur dhe mbajtur një standart të lartë (kjo do të marrë një pjesë të konsiderueshme të ditës së punës);
  • Kordimimi me kolegët për te gjetur zgjidhje për problematikat e prodhimit, duke patur prioritet sigurinë ushqimore dhe standartin e kërkuar.

Kualifikimet​

  • Së paku 5 vite përvojë pune të drejtëpërdrejtë në menaxhim (preferohet në kompani të prodhimit te produkteve ushqimore);
  • Preferohet të ketë te përfunduar studimet në drejtime ekonomike/teknologji ushqimore apo të posedojë certifikime relevante;
  • Aftësi të mira në lidership dhe komunikim;
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe punën në grup;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri te paketës së Microsoft Office;
  • Informacion dhe perceptim I kërkesave të tregut.
Për të aplikuar, ju lutemi të paraqisni aplikimet tuaja ne cdo kohë per pozicionin e siperpermendur ne adresen si me poshte:

Curriculum Vitae të detajuar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore me anë të formës elektronike në adresën e emailit : Hr@Dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0692037422

Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.

Cel. : 0692037422
 


Apply WhatsApp
Back
Top