• Menaxher Dyqani Tiranë

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5’200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher Dyqani Tiranë, (Dyqan i ri, Astir)
Departmenti: Operacional.
Vendodhja: Tiranë.

Përmbledhja e Pozicionit: Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyrat​

  • Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
  • Të supervizojë procesin e porositjes;
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut;
  • Të menaxhojë nëpërmjet sistemit FIFO vendosjen e produkteve në rafte;
  • Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
  • Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
  • Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
  • Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
  • Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
  • Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
  • Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
  • Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.

Kualifikimet​

  • Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
  • Eksperiencat e punës: 3 vite pune në dyqan shitje me pakicë;
  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.

Shënime​

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 30/04/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top