• MELIÁ DURRËS SHKËLQEN NË SKENËN NDËRKOMBËTARE TË TURIZMIT...

Shqiperi
JCPIDIj.jpeg


MELIÁ DURRËS SHKËLQEN NË SKENËN NDËRKOMBËTARE TË TURIZMIT...
Dy çmime ndërkombëtare, dhjetëra mijëra zemra të fituara, një destinacion që ngrihet në majën e preferencave globale.
Meliá Durrës, pjesë e grupit “Concord Investment”, ka shkëlqyer fuqishëm në skenën ndërkombëtare të turizmit,
duke u vlerësuar nga platforma e mirënjohur britanike “loveholidays” me dy çmime prestigjioze: “Most Loved Hotel Worldwide”
dhe “Most Loved Hotel in Albania”, vlerësime këto që nuk jepen nga juritë, por drejtpërdrejt
nga përjetimet dhe emocionet e turistëve, të përmbledhura në mijëra komente e vlerësime autentike.

NZjOGz8.jpeg


LOVEHOLIDAYS, NJË GJIGANT EVROPIAN QË VULOS REPUTACIONIN

Me mbi 5 milionë udhëtarë aktivë, “loveholidays” konsiderohet një prej platformave më të rëndësishme të udhëtimeve
në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Vlerësimet e saj, të bazuara në transparencë totale dhe përvoja reale, e bëjnë këtë arritje jo vetëm të vlefshme,
por edhe jashtëzakonisht domethënëse për Meliá Durrës dhe për turizmin shqiptar në tërësi, duke e futur Shqipërinë
në hartën e destinacioneve që po preferohen gjithnjë e më shumë nga turistët ndërkombëtarë.

OHEQXFq.jpeg


MELIÁ ALBANIA, ATY KU EKSELENCA SPANJOLLE TAKON SHPIRTIN SHQIPTAR
Si një perlë e Adriatikut, i pozicionuar në bregdetin e gjirit të Lalzit, vetëm disa kilometra larg kryeqendrës shqiptare, resorti modern i zinxhirit “Meliá Hotels International” ofron standarde të pakompromis, falë të cilave ka fituar besimin e mijëra pushuesve britanikë, të cilët e kanë shndërruar në një nga zgjedhjet e tyre të para për pushimet verore në Mesdhe.

Shërbim premium, të njohur globalisht për profesionalizëm dhe mikpritje.
Infrastrukturë bashkëkohore, me ambiente elegante dhe hapësira luksoze.
Eksperiencë të plotë All-Inclusive, që i jep çdo pushuesi komoditet dhe siguri të pakrahasueshme.
Programe argëtuese për çdo moshë, që i shndërrojnë pushimet në kujtime të paharrueshme.
Një vendndodhje ideale, vetëm pak hapa larg detit dhe shumë afër atraksioneve kryesore turistike.


LhDBOQP.jpeg


NJË PARTNERITET QË I SJELL SHQIPËRISË MË SHUMË VËMENDJE SE KURRË

Bashkëpunimi mes MELIÁ DURRËS dhe LOVEHOLIDAYS ka nxitur një valë të re fluksi turistik nga tregu britanik, një treg me potencial të jashtëzakonshëm, që po zbulon Shqipërinë si destinacion modern, të sigurt, atraktiv dhe konkurrues.
Ky sukses po rrit jo vetëm numrin e vizitorëve, por edhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke e pozicionuar vendin tonë si pjesë të elitës së destinacioneve të reja mesdhetare.

RPaprnL.jpeg


NJË TRIUMF QË FRYMËZON DHE NGRE AMBICIEN MË LART
Dy çmimet prestigjioze të fituara janë një kurorëzim i përpjekjeve të pandërprera të ekipit të Meliá Durrës, një staf që punon me pasion, përkushtim

dhe profesionalizëm për të krijuar përvoja që prekin zemrën e çdo vizitori. Ky vlerësim është një motivim i fuqishëm
për të shkuar edhe më tej, për të sjellë risi, për të tejkaluar pritshmëritë dhe për të ngritur standarde të reja në mikpritjen shqiptare.

lNL2rre.jpeg


Meliá Durrës vijon misionin e saj me një vizion të qartë: të ofrojë pushime që mbeten gjatë në kujtesë, përvoja që emocionojnë dhe mikpritje që e bën Shqipërinë të ndihet si shtëpi për pushues nga e gjithë bota...

Meliá Durrës, aty ku çdo çast është një përjetim...

Shughvh.jpeg
 
Back
Top