Mekanik Oficine ne Shkodra Beton Inert sh.a. Tirane
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Mekanik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile, industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, është në kërkim të një: Mekanik Oficine ne Shkodra Beton Inert sh.a. Tirane .
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Kryen mirëmbajtjen periodike dhe riparimin e mjeteve, makinerive dhe pajisjeve të kompanisë.
- Diagnostikon dhe identifikon defektet mekanike.
- Kryen ndërhyrje teknike për eliminimin e avarive në kohë.
- Siguron funksionimin normal dhe efikas të makinerive.
- Bashkëpunon me drejtuesit teknikë për planifikimin e mirëmbajtjeve.
- Mban dokumentacionin për ndërhyrjet dhe mirëmbajtjet e kryera.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe procedurat teknike gjatë punës.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Arsim profesional ose universitar në profilin Mekanik, Mekatronik ose degë të ngjashme.
- Minimumi 5 vite përvojë pune si mekanik automjetesh të rënda, makinerish ndërtimi ose pajisjesh industriale.
- Njohuri shumë të mira në diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve mekanike.
- Aftësi të mira organizimi dhe pune në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
Ofrohet:
- Pagë 1,300.
- Kushte shumë të mira pune.
- Kontratë e rregullt pune dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune profesional dhe afatgjatë.
Shënim:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.Apply WhatsApp