• Megatek, ofron vend pune Koordinator Produkti / Departamenti i Prokurimeve

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri. i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Koordinator produkti

Qëllimi i pozicionit:
Të menaxhojë portofolin e produkteve që ka në ngarkim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Vlerëson kërkesat e klientëve për produktet e ndryshme.
  • Asiston menaxherin e produktit( MP) gjatë kërkimit në treg, brenda dhe jashtë vendit, për të gjetur furnitorë për mallrat e kërkuara.
  • Asiston Menaxherin e Produktit në kryerjen e një analize të detajuar të artikujve dhe në vendosjen e cmimeve.
  • Merr pjesë në vlerësimin e ofertave të grumbulluara dhe propozimin e artikujve që duhen blerë.
  • Krijon dhe mban marrëdhënie të mira me furnitorët e produkteve.
  • Asiston Menaxherin e Produktit në menaxhimin e produkteve që kur vijnë në kompani dhe më pas.
  • Angazhohet në vendosjen e produkteve në sistem.
  • Asiston marketingun në zgjedhjen e materialeve për broshura ose materialeve të tjera .
  • Asiston përfaqësuesit e shitjeve në dizenjimin e ofertave speciale.
Aftësite dhe Kualifikimet:
Edukimi:
Preferohet Administrim Bisnesi
Eksperienca:
Të paktën 2-3 vjet eksperience pune në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Mendim analitik , aftësi në marrjen e vendimeve, aftësi të mira prezantuese.
  • Të dijë të mbajë konfidecialitetin.
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes dhe kompjuterit.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar

1. Me E-mail: humanresources@megateksa.com
2. Kontaktoni në numrin 0696082318

Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top