• Master IT hap një vend vakant për pozicionin Financier/Analist Biznesi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MasterIT eshte nje kompani e cila implementon software ERP për institucione dhe biznese të mëdha ne Shqiperi.
Jemi duke kërkuar për kandidatë të apasionuar për inovacionin dhe që kërkojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre në ERP dhe teknologjinë e informacionit.

Përshkrimi i punës:


  • Punonjesi duhet te jete pergjegjes per ndjekjen e nje projekti nga A-Z per implementimin e sistemeve te menaxhimit.
  • Analizon kerkesat e klienteve,konfigurimet qe duhen,testimet,trajnon stafin dhe pergatit dokumentacionin e kerkuar per implementimin e projektit.
  • Klasifikoni kërkesat e klientëve që do të kenë nevojë për konfigurime dhe cilat do të kenë nevojë për zhvillim dhe ndiqni zhvilluesin software për të kryer detyrat e zhvillimit në kohë.
  • Kuptoni kerkesat e klienteve ne implementimin e sistemit te menaxhimit tek klientet e rinj dhe egzistues.Pergatit planin e punes dhe dokumentacionin.
  • Dorezim I projektit ne afatet kohore te percaktuara dhe merr masa te bashkepunoje me ekipin e punes per nxitjen dhe zbatimin e projektit.

  • Kërkesat e nevojshme për kulifikim

  • Diplomë Bachelor ne Finance
  • Minimalisht 1 vit eksperiencë pune në një profil të ngjashëm.
  • Kerkohen aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe i/e orientuar drejt detajeve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.
  • Të jetë fleksibël dhe te kete aftësi për tu përshtatur me punën sipas prioriteteve.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Të preferueshme:


Të ketë njohuri mbi zgjidhjet e ofruara në teknologjinë ERP

Te gjithe kandidatet e interesuar mund te aplikojne per pozicionin duke derguar CV-ne e tyre me foto ne adresen : [B]Info@master.al[/B]
Ju njoftojme se vetem kandidatet e pranuar do te kontaktohen per nje interviste prane zyrave tona!
 


Apply
Back
Top