Mane DEVELOPMENT | Arkitekt Klienti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Arkitekt Klienti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek në tërësi marrëdhënien me klientin, që nga shitja e njësisë deri në dorëzimin e saj përfundimtar tek klienti.
Arkitekti i Klientit është përgjegjës direkt për procesin e koordinimit të kërkesave të klientit me kompaninë e ndërtimit, studion përfaqësuese të klientit, interesave të Investitorit, grafikun e punimeve.
Arkitekti i Klientit ndjek grafikun e punimeve dhe mban të informuar klientët për fazat e punimeve, proceset e rifiniturave dhe raporton për mbarëvajtjen e çdo kërkese nga klienti.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...0001638051/Arkitekt-Klienti?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 02/01/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Mban marrëdhënien me klientët;
- Mban lidhje të vazhdueshme me kantierin;
- Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;
- Mban komunikim me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;
- Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të Vilës/Apartamentit;
- Konsulton klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt;
- Merr në dorëzim projektet nga studiot e klientëve nëse janë në përputhje me kontratën e sipërmarrjes,
planet dhe lejet e miratuara dhe bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit; - Përcjell tek preventivuesi projektin me ndryshime për llogaritjen e kostove shtesë;
- Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Herë pas here kryen edhe plotësime;
- Kontrollon preventivin nëse janë përfshirë gjithë punimet e kërkuara nga klienti;
- Përcjell tek klienti preventivin e punimeve shtesë dhe merr aprovimin me shkrim prej tij;
- Informon klientët mbi ecurinë e punimeve në përputhje me grafikun.
- Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
- Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet;
- Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore,
me stafin inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kostoistët, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë; - Vizaton elemente të ndryshme të projektit sipas kërkesave të eprorit;
- Dokumenton dhe ruan në mënyrë të rregullt gjithë procesin e marrëdhënies me Klientët
që nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek klienti, në përputhje me kontratën e sipërmarrjes; - Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
- Harton raporte javore për punën individuale;
- Detyra të tjera që mund të ngarkohen.
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 3-5 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
- Aftësi në koordinim dhe organizim të punës;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
- Njohje e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
- Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.

Apply WhatsApp