• Lushnje, ofroj vend pune Social Media Specialist

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përmbledhja Pozicionit:

Social Media Specialist krijon dhe ndjek strategjinë e marketingut dixhital të kompanisë. Mbulon pjesën krijuese që të zhvillojë më tej komunikimin online të Kompanisë.


Detyra dhe Përgjegjësi:

-Ndërton dhe ndjek strategjinë e komunikimit dixhital të kompanisë, sipas strategjisë së marketingut si dhe duke ndjekur politikat e Kompanisë;
-Identifikon platformat inovative të cilat ndihmojnë zhvillimin e komunikimit online të kompanisë sipas strategjisë së përcaktuar;
-Identifikon potenciale dhe krijon marrëdhënie me partnerë të medias dixhitale;
-Identifikon potencialet për të ndërtuar komunikime të ndryshme dhe të drejtpërdrejta nëpërmjet marketimit dixhital;
-Harton planin e detajuar për median sociale duke përfshirë përmbajtjen dhe imazhet e komunikimit;
-Zbaton krijimin e përmbajtjeve dixhitale sikurse newsletters, blogjeve, njoftimeve për shtyp, reklama për rrjete sociale dhe podcaste)
-Përmirëson të dhënat në webfaqen dhe prezencën online në rrjetet sociale të Kompanisë që të rrisi njohjen e grupit dhe njësive të saj
-Ruan ndikimin si kompani e fortë online përmes rrjeteve sociale
-Sygjeron dhe implementon metoda të marketingut që të rrisin profitet e kompanisë
-Monitoron ROI-të dhe KPI-të
-Kujdeset për mirëmbajtjen vizuale dhe përmbajtjen e informacionit të rrjeteve sociale të Kompanisë;
-Krijon fushata të ndryshme për të suportuar strategjinë e marketingut dhe për të forcuar prezencën e Kompanisë në komunikimin online;
-Kujdeset që imazhi i Kompanisë të komunikohet masivisht dhe në mënyrë korrekte në marketingun dixhital;
-Kujdeset që cdo fushatë, promocion, event, etj, të marrë vëmendjen maksimale në marketingun dixhital;
-Ndjek dhe kontrollon konkurrencën në komunikime online;
-Ndjek, ndihmon dhe kujdeset që strategjia e marketingut të zhvillohet në të gjitha format e komunikimit duke dhënë rezultate të larta;
-Kujdeset për imazhin e kompanisë vizualisht duke vendosur një standard të lartë komunikimi;
-Kujdeset për cdo komunikim të kompanisë dhe është përgjegjës për përmbajtjen e tekstit dhe/ose imazheve;
-Kujdeset që tu përmbahet buxheteve të përcaktuara nga të cilat të arrihet komunikimi maksimal në median dixhitale;
-Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Punëdhënës;


Kërkesat Minimale:

-Të zotërojë diplomë universitare.
-Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
-Kurse te specializuara ne Marketingun dixhital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale
-Minimum 2 vjet eksperiencë pune në një profil të ngjashëm
-Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
-Njohuri shume te mira ne perdorimin e platformave PC/ Microsoft
-Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe perkushtim absolut ndaj punes;
-Aftesi te te menduarit kritik dhe zgjidhjes se problemeve;
-Aftesi shume te mira per te ruajtur konfidencialitetin ne te gjitha aspektet e punes;
-Aftesi shume te mira per te menaxhuar prioritete te shumta;
-Aftesi shume te mira per te shperndare dhe per te menaxhuar situata te paqendrueshme dhe nen presion;
-Aftesi shume te mira per te promovuar dhe respektuar politika te brendshme te kompanise;
-Aftesi shume te mira per te komunikuar, bashkevepruar dhe punuar ne menyre efektive me individe te kulturave dhe niveleve te ndryshme;
-Aftesi shume te mira analizuese dhe ne pergatitjen e raporteve;
-Njohuri shumë të mira mbi komunikimin online;
-Njohuri shumë të mira në kërkime dhe hulumtime;
-Njohuri shumë të mira mbi zhvillimet më të fundit të teknologjisë së komunikimit dixhital;
-Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
-Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
-Të jetë person kreativ;


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 27.09.2019 në adresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top