• Lushnje, ofrohet vend pune Punetor mirembajtje

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
me dhe pa eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Punetor mirembajtje.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Kryen riparime të thjeshta të pajisjeve dhe makinerive;
  • Bën kontrolle të përditshme për të parë nëse çdo gjë punon normalisht;
  • Pastron dhe mirëmban makineritë (vajosje, shtrëngim vida, etj.);
  • Ndërron pjesë të vogla që janë konsumuar;
  • Njofton për probleme më të mëdha te tekniku përgjegjës;
  • Ndihmon në mirëmbajtjen e ambienteve të punës (rregull, pastërti);
  • Zbaton rregullat e sigurisë në punë.
Kualifikimet e kandidatit:
  • Arsim i mesëm (preferohet profil teknik, por jo gjithmonë i detyrueshëm);
  • Njohuri bazë në mekanikë ose përdorimin e veglave të punës;
  • Aftësi për të kryer riparime të thjeshta dhe mirëmbajtje rutinë;
  • Përvojë e mëparshme (edhe minimale) në punë fizike ose teknike është plus;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzime;
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 697073674.

Cel. : 0697073674
 


Apply WhatsApp
Back
Top