Lushnje, ofrohet vend pune Drejtor I Pergjithshem
- Lushnje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Titulli I pozicionit: Drejtor I Pergjithshem
Në emër të një kompanie të konsoliduar në sektorin retail në Shqipëri, me një histori të gjatë suksesi dhe zhvillimi të qëndrueshëm në treg, jemi në kërkim të një Drejtori të Përgjithshëm që do të udhëheqë organizatën në fazën e saj të radhës të rritjes dhe transformimit. Kompania operon prej shumë vitesh me një pozicion të fortë në treg, një portofol të zhvilluar dhe një kulturë të orientuar drejt performancës dhe inovacionit.
Vendndodhja: Lushnje
Qëllimi i Pozicionit:
CEO është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kompanisë, me fokus në rritjen e profitabilitetit të rrjetit ekzistues, përmirësimin e performancës së dyqaneve dhe forcimin e pozicionit në treg. Roli synon të rrisë numrin e klientëve, market share dhe eficiencën e operacioneve përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna dhe ekzekutim të fortë.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Strategji & Zhvillim Biznesi
• Harton dhe implementon strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të kompanisë, duke siguruar përputhje të plotë me objektivat financiare dhe pozicionimin në treg.
• Përcakton dhe drejton objektivat strategjikë në nivel kompanie (rritje, profitabilitet, market share), duke i përkthyer në plane konkrete veprimi dhe KPI të matshëm.
• Analizon në mënyrë të vazhdueshme tregun, konkurrencën dhe trendet e konsumatorit për të identifikuar mundësi rritjeje dhe avantazhe konkurruese.
• Siguron pozicionim konkurrues të fortë përmes diferencimit të ofertës, përmirësimit të eksperiencës së klientit dhe optimizimit të portofolit të produkteve.
2. Performancë & Profitabilitet
• Drejton rritjen e profitabilitetit në nivel rrjeti dhe në çdo pikë shitjeje.
• Monitoron dhe përmirëson KPI kryesorë: shitje, marzh, produktivitet, kosto operative.
• Ndërmerr iniciativa konkrete për rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove.
• Siguron optimizimin e stokut dhe rritjen e rotacionit të produkteve.
3. Buxhetim & Menaxhim Financiar
• Drejton procesin e buxhetimit vjetor dhe planifikimit financiar.
• Monitoron performancën financiare kundrejt buxhetit dhe ndërmerr masa korrigjuese.
• Siguron kontroll të fortë mbi kostot dhe menaxhimin e cash flow.
• Merr vendime strategjike bazuar në analiza financiare dhe ROI.
4. Rritja e Klientëve & Market Share
• Drejton strategjitë për rritjen e trafikut në dyqane dhe numrit të klientëve.
• Bashkëpunon me marketingun për fushata që rrisin konvertimin dhe besnikërinë e klientëve.
• Analizon sjelljen e konsumatorit dhe përmirëson eksperiencën në dyqan.
• Monitoron dhe rrit market share në raport me konkurrencën.
5. Operacione & Menaxhim Organizativ
• Siguron standardizim dhe eficiencë në operacionet e të gjitha dyqaneve.
• Forcon strukturën e menaxhimit (store managers, area managers).
• Vendos dhe ndjek sisteme të qarta raportimi dhe kontrolli.
• Ndërton kulturë performance dhe accountability në organizatë.
6. Lidership & Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor
• Drejton dhe zhvillon ekipin ekzekutiv dhe menaxhmentin e mesëm, duke siguruar performancë të lartë organizative.
• Ndërton dhe promovon një kulturë organizative të orientuar drejt performancës, angazhimit dhe rezultateve.
• Drejton strategjinë për mbajtien dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, të lidhur ngushtë me objektivat e biznesit.
• Siguron implementimin e sistemeve efektive të menaxhimit të performancës dhe zhvillimit të talenteve.
• Mbikëqyr zhvillimin e lidershipit dhe planifikimin e vazhdimësisë (succession planning) në nivelet kyçe.
• Udhëheq iniciativa transformimi dhe përmirësimi organizativ.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme (Master i preferuar)
• Minimum 7 vite eksperiencë në role drejtuese, preferohet në retail
• Eksperiencë e provuar në menaxhim P&L dhe buxhetim
• Eksperiencë në rritje performance dhe optimizim biznesi
• Njohuri të forta në analizë tregu, strategji dhe operacione retail
• Aftësi shumë të mira në vendimmarrje dhe menaxhim kompleksiteti
Kompetencat Kryesore:
• Mendim strategjik dhe aftësi për zbatim efektiv
• Aftësi të avancuara financiare dhe në menaxhimin e buxhetit
• Mentalitet i orientuar drejt performancës dhe rezultateve
• Njohuri të tregut dhe aftësi për pozicionim konkurrues
• Vendimmarrje e bazuar në analiza dhe të dhëna
• Lidership dhe zhvillim i ekipeve
• Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe pronësie mbi rezultatet
Menyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Drejtor I Pergjithshem »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Apply WhatsApp