• Lushnje, ofrohet vend pune Asistente Operatore Lushnje

NJOFTIM PUNESIMI

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Lushnjes.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik
o Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies ose shitjeve;
o Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
o Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
o Të ketë aftësi të punojë në grup;
o Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;

Detyrat kryesore per te cilat do te jete pergjegjes:

o Të komunikojë dhe të informojë klientët potenciale rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm;
o Të jetë person kontakti për zyrën;
o Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedhe të dhënat në programet përkatëse;
o Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
o Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

1. Kërkesë për punësim;
2. Curriculum Vitae;

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 31 Janar 2024 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

- mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com
 


Apply
Back
Top